Thirrjet raciste ndaj Kosovës, UEFA dënon Rumaninë me një ndeshje pa tifozë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.09.2023, 17:29

UEFA ka dhënë vendimin për Rumaninë, pas thirrjeve raciste në ndeshjen ndaj Kosovës në kualifikueset e Euro2024.

Edhe pse tifozët rumunë shfaqën një baner me shkrimin “Kosova është Serbi”, Kombëtarja e Rumanisë ia ka hedhur paq pasi UEFA e ka dënuar me një ndeshje pa tifozë dhe një gjobë 51 mijë euro.

Kjo do të thotë se ndeshjen e radhës ndaj Andorrës, Rumania do ta luajë në Bukuresht pa tifozët e saj.

Rikujtojmë se ndeshja me Kosovën u ndërpre për 45 minuta nga arbitri pas thirrjeve raciste ndaj lojtarëve të Kosovës dhe banerit me shkrimin “Kosova është Serbi.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit