Shqiptari nuk vdiq nga aksidenti në Itali, u vra me kaçavidë nga bashkëkombasi i tij

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.09.2023, 09:11

Janë zbardhur detaje të reja rreth vdekjes së shqiptarit në Itali, Ilir Dervashi. Mediat italiane shkruajnë se plagët që Dervashi kishte në bark nuk ishin shkaktuar nga një aksident. Pas ekspertizës, u arrit në përfundimin se plagët shqiptari i kishte marrë nga një goditje me kaçavidë. Pas ndërhyrjes që u bë, u zbulua se 47-vjeçari shqiptar, para aksidentit, ishte goditur në bark. Për vdekjen e shqiptarit akuzohet tashmë drejtuesi i makinës, Miri Gurra, 34-vjeçar shqiptar, i cili tashmë është arrestuar.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 9 të mëngjesit, në autostradën në drejtim të Bolonjës e cila kalon përgjatë Navile. Makina në të cilën udhëtonin dy shqiptarët, një Renault Capture, ishte përplasur me makinën përballë, duke përfunduar në anë të rrugës. 34-vjeçari nuk mori asnjë plagë, por Dervashi gjeti vdekjen. Hipoteza është se mes dy burrave mund të ketë pasur paraprakisht një debat, për të cilin arsyet nuk janë zbuluar.

Në sherr e sipër, dyshohet se Gurra, ka marrë një kaçavidë dhe e ka goditur Dervashin në bark. Gurra mund të ketë humbur kontrollin e makinës, duke përfunduar duke e goditur makinën përballë. Gurra, në përfundim të hetimeve, u arrestua për vrasje dhe u shoqërua në Dozza.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit