Grabitje e armatosur në Lipjan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.09.2023, 11:06

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë grabitur dje rreth orës 02:17 nga tre persona të maskuar më armë.

Viktimave ju kanë grabitur para të gatshme, ndërsa të dyshuarit janë larguar.

Rasti ka ndodhur në komunën e Lipjani dhe shkon nën hetime.

“Dy ankues kosovarë kanë raportuar se tre persona të maskuar njëri prej tyre i armatosur, nën kërcënim e armës u kanë grabitur para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, lidhur me rastin është informuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit