Botërori i mundjes, Abakarov nderon Shqipërinë në Serbi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.09.2023, 21:25

Në Botërorin e Mundjes që po zhvillohet në Beograd, mundësi çeçen që përfaqëson Shqipërinë Zelimkhan Abakarov na ka bërë të ndihemi krenarë . Ai është renditur në vendin e tretë duke rrëmbyer medaljen e bronzit.

Sportisti kuqezi mori pjesë në peshën 57 kg aty ku një vit më parë ishte shpallur kampion bote, por këtë herë mori vetëm medaljen e bronztë, duke siguruar me këtë rezultat edhe pjesëmarrjen në Olimpiadën e ardhshme Paris 2024.

Ky është një rezultat mjaft pozitiv për Shqipërinë dhe Abakarov i nderon sërish ngjyrat kuqezi, pasi më përpara ka marrë edhe medalje ari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit