Një turist danez ka humbur jetën ditën e sotme në Sarandë.
Mësohet se 67-vjeçari nga Danimarka ka ndërruar jetë rreth orës 15:00 në hotelin ku po qëndronte në Sarandë.
Policia ka dyshime se turisti ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.