Nuredin Dumani i habit të gjithë, kërkon takim me një pastor

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.09.2023, 13:41

Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë ka kërkuar një takim special me një pastor. Ora news bën me dijje se bëhet fjalë për një pastor që jeton në Shqipëri, por është francez. Vrasësi me pagesë, thuhet se ka pasur kontakte me këtë pastor edhe më herët.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij takimi, por të gjithë janë habitur.

Gjithashtu, ai ka kërkuar takim special edhe me një person tjetër, por ende nuk është bërë me dije emri. Kjo kërkesë e tij do t’i depozitohet Prokurorisë ku do të jetë ky organ që do ta pranojë ose jo kërkesën e të penduarit të drejtësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit