Vetëm në korrik 150 çifte i dhanë fund martesës së tyre

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.09.2023, 13:07

Vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti, 150 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Por në këtë muaj nuk pati vetëm ndarje, pasi që brenda dhe jashtë Kosovës, gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 289 kurorëzime.

Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

“Në muajin korrik 2023 janë regjistruar gjithsej 1 289 kurorëzime , brenda dhe jashtë Kosovës. Kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 150 raste”, thuhet në njoftimin e Agjencës së Statistikave të Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit