Edhe sot protesta për ngjarjet në Onkologjinë e Shkupit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.09.2023, 11:39

Për sot në orën 18:00 para Qeverisë së RMV-së është paralajmëruar protesta me moton “Drejtësia për viktimat”, organizuar nga grupi joformal “Protesta kundër vrasjes së Onkologjisë”.

Revolta u shtua pasi u ngritën dyshime të reja se Klinika nuk i regjistronte pacientët që kanë vdekur në kushte shtëpiake, dhe se kinse janë marrë barna në kurriz të pacientëve të vdekur, që kanë përfunduar në tregun e zi.

Protestën e përkrah edhe koordinatori nacional në sindikatat e pavarura të punëtorëve shëndetësorë, Bobi Bojçevski, shkruhet në postimin e rrjeteve sociale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit