Maqedonia e Veriut rikthehet në Eurovizion në vitin 2024, janë ndarë 1.5 milionë denarë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.09.2023, 09:49

Në programin e punës së MRTV-së është shpallur buxheti për vitin e ardhshëm dhe në të parashihet që Maqedonia e Veriut të merr pjesë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm.

“Programi i Radio Televizionit të Maqedonisë në vitin 2024 do të shënohet edhe me pjesëmarrjen në Eurovizion 2024, ku vlerat muzikore maqedonase do të prezantohen përmes këngës – pjesëmarrëse në këtë festival”, thuhet në program.

Këtë lajm e bëjnë të ditur edhe faqet zyrtare muzikore, të cilat japin një kronologji të pjesëmarrjes së përfaqësuesve maqedonas në Eurovizion.

Buxheti prej 1.5 milionë denarëve të paraparë i referohen edhe Eurovizionit për junior.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit