Fushë Kosovë, i zhdukur prej dy javësh, ende nuk dihet asgjë për fatin e tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.09.2023, 09:14

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur para dy javësh dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Ankuesja femër ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e këtij personi.

Rasti është duke u hetuar.

“Ankuesja femër kosovare me datën 17.09.2023 ka raportuar se viktima mashkull kosovar para dy javësh ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njësitë relevante të policisë janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e PK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit