"Me kërkesë të policisë federale belge, të gjitha forcat policore europiane janë vënë në kërkim të Haredin Fejzullës, 58 vjeç, shqiptari i arratisur, i cili fitoi miliona euro nga tregtia e drogës në Belgjikë."
Kështu nis artikulli i një prej mediave më të mëdha belge. Prej kësaj fundjave, shqiptari është në listën e Europol-it te më të kërkuarit në Europë.
Haredin Fejzulla tërhoqi vëmendjen e hetuesve në verën e vitit 2013. Ai ngriti dhjetëra plantacione të paligjshme kanabisi në kryeqytet dhe në periferi të Brukselit midis viteve 2013 dhe 2019. Të paktën 22 plantacione u zbuluan nga policia.
Banda e Fejzullës kishte gjetur një mënyrë të veçantë për t'i fshehur ato plantacione. Ata nuk mbillnin kanabis në magazina. Me letra false, ata kontrolluan tregun e shtëpive me qira. Ata nënshkruanin një kontratë qiraje. Më pas në shtëpi, pa dijeninë e pronarëve, ndërtonin plantacione hashashi.