Dedikimi prekës që mësues Petriti kishte bërë për gruan e tij, sot i dha fund jetës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17.09.2023, 19:13

Petrit Jaupaj, 60 vjeç, mësues në Ballsh nuk e përjetoi mirë largimin nga jeta të bashkëshortes së tij. Ai ka shkuar ditën e sotme te varrezat e qytetit dhe duke konsumuar medikamente mjekësore i ka dhënë fund jetës pranë varrit të bashkëshortes së tij.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë të 60-vjeçarit, i cili ishte mesues i lëndës së Bio- Kimisë në shkollën 9- vjeçare “ 5 Shkurti” në Ballsh, ndërsa rreth 1 vit e gjysëm më parë bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Pak muaj më parë, mësuesi në Ballsh kishte bërë një dedikim prekës për bashkëshorten e tij.

Ai shkruante në Facebook:

7 Marsi i parë pa ty Tasha!

Nuk ishe ne shtëpi të bëheshe gati si çdo vit.

Tani kjo festë nuk do të jetë si më parë, si 39 vitet e shkuara

Nuk e uruam njeri-tjetrin si më pare.

Po 8 Marsi Tasha?!Eshtë hera e parë që vaizat tona nuk do e festoinë këtë datë.

Nuk do ta kenë nënën e tvre pranë ta urojnël

Sa dhimbje na ka shkaktuar ikja jote Tasha

Por ti jeton e do jetosh në zemrat tona!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit