Një 38-vjeçar shqiptar në Greqi ka humbur jetën në një aksident në punë.
Mediat greke raportojnë se 38-vjeçari shqiptar, baba i dy fëmijëve, u plagos për vdekje nga një makineri në Trikeri, Volos.
Ai po pastronte disa materiale të mbartura nga përmbytjet kur u plagos nga makina e pastrimit.
38-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve 5 dhe 11 vjeç dhe jetonte me familjen në Trikeri.