Përplaset nga makina një 11-vjeçar në Tiranë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.09.2023, 12:28

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.

Mësohet se në afërsi të fushës së sportit në Laprakë, një makinë ka përplasur një 11-vjeçar.

Ky i fundit është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.09.2023, rreth orës 11:15, në afërsi të fushës së sportit në Laprakë, dyshohet se një shtetas, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 11 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit