Banorët e fshatit Pëllumbarë të Përmetit janë tronditur mëngjesin e sotëm nga vdekja e 80-vjeçares Afroviti Peçi.
E moshuara humbi jetën për shkak të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj 82-vjeçari Leonidha Peçi.
Ky i fundit e goditi me shkop druri bashkëshorten e tij e cila më pas humbi edhe jetën.
Policia tha se një zonjë që punonte si shërbyese e të moshuarve gjeti 80-vjeçaren pa shenja jete.
Ndërkohë që mediat raportojnë se ka qenë një grua që i sillte qumështin çdo mëngjes familjes ajo që zbuloi vdekjen e të moshuarës.
Në momentin që ajo ka shkuar për të çuar qumështin, i ka dalë Leonidha Peçi tek dera dhe i ka thënë se më ka vdekur gruaja. Ajo është futur brenda dhe ka konstatuar të moshuarën pa jetë, me shenja dhune.
Pas ngjarjes policia ka shoqëruar 82-vjeçarin i cili ka qenë i proceduar penalisht edhe më parë për dhunë në familje.