Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Podujevë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.09.2023, 00:09

Dy persona kanë humbur jetën në aksidentin e tmerrshëm që ka ndodhur sonte në mbrëmje në territorin e Komunës së Podujevës.

Për këtë rast kanë folur për media edhe nga Policia e Kosovës.

Ata e kanë konfirmuar rastin e këtij aksidenti.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për media ka konfirmuar se janë lënduar tre persona, derisa dy prej tyre kanë vdekur pasi s’kanë mundur t’i përballojnë plagët.

“Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Dy nga personat e lënduar nuk kanë arrit të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.Me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.

JOQ Kosova nga burimet e saja mëson se viktimat janë Ultrim Mehmeti dhe Qëndrim Boshnjaku.

Ultrim Mehmeti

Qëndrim Boshnjaku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit