Kabineti i Pendarovskit tregon se kush ka kërkuar aministimin e Gruevskit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.09.2023, 20:41

Nga Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski, janë shprehur se kërkesa për faljen ose amnistimin e ish kryeministri Nikolla Gruevski në adresën e tij kanë ardhur nga struktura të afërta me opozitën aktuale dhe ish politikanë.

“Lidhur me pohimet e VMRO-së, informojmë se deri të presidenti gjatë këtij viti në dy raste ka pasur propozime për të menduar për faljen e politikanëve të caktuar, ose të mbështesë miratimin e Ligjin e Amnistisë për politikanë aktualë dhe të mëparshëm. Këto propozime, përmes ndërmjetësve iu bënë presidentit nga struktura politike dhe të sigurisë, të afërta me opozitën aktuale dhe nga ish politikanë”, thuhet në reagimin e presidencës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit