Skandal në Vlorë, “stafi dhunon fëmijën me aftësi të kufizuara“

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.09.2023, 20:38

Një denoncim rrëqethës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania mbrëmjen e sotme. Një person që dëshiron të mbetet i paidentifikuar ka dërguar pranë redaksisë sonë disa foto të një fëmije me aftësi të kufizuara me shenja të dukshme dhunimi.

Sipas qytetarit, dyshohet se vajza në fjalë është dhunuar nga ana e stafit të Qendrës së Zhvillimit për Persona me Aftësi të Kufizuar Vlorë. Sipas denoncuesit ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth 4 ditë më parë.

Qytetari shprehet se fëmijët në këtë qendër jo vetëm dhunohen verbalisht dhe psikologjikisht por me sa duket është filluar që të abuzohet edhe fizikisht ndaj tyre.

Në vijim do të gjeni denoncimin:

Mirmbrema Joq mundem ta ngre nje shqetism? Ne Qendren e Zhvillimit Vlore nga kto pseudo edukatore a skizofrene se nuk di cfare ti quaj, ne vend qe te ushtrojne detyren si u takon, abuzojne me femijet qe trajnohen aty duke i dhunuar. Nuk mjaftohen me te bertiturat dhe dhunen psikologjike po ushtrojn dhe dhune fizike. Jam shokuar kur kam pare keto pamje qe po ua dergoj dhe juve, ju lutem, ju lutem ngriheni si shqetësim, eshte gjynaf imadh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit