Protesta “Ndaloni Aeroportin në Vjosë, Nartë” është zhvendosur sot përballë Kryeministrisë. Protestuesit e konsiderojnë ndërtimin e këtij aeroporti shumë të rrezikshëm për biodiversitetin në atë zonë.
Komiteti Drejtues i Konventës për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitateve Natyrore në Europë, e njohur shkurt si Konventa e Bernës, i ka kërkuar të enjten qeverisë shqiptare që të pezullojë punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës – një projekt i kundërshtuar gjatë nga organizatat mjedisore vendase dhe ndërkombëtare.
Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, qytetarët në protestë para Kryeministrisë pic.twitter.com/IwKThFr55M
— JOQ Albania (@JoqAlbania) September 16, 2023
Në rekomandimin 219, Konventa e Bernës thotë se kërkesa për pezullim punimesh u mor pas shqyrtimit të një sërë dokumentesh dhe një vlerësimi në mjedis të situatës