I dha hashash të miturit, 31-vjeçari në spital psikiatrik

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.09.2023, 15:17

Pas videos se publikuar “JOQ Albania”, ku Gëzim Avdi (Kalia) shihej duke duke konsumuar hashash me një fëmije të mitur, 31-vjeçari është shtruar në një spital të shëndetit mendor

Pas denoncimit të redaksisë tonë, ai u arrestua të martën nga policia e Lezhës dhe sipas raportit mjekësor, ai rezulton të ketë probleme të shëndetit mendor.

Në bazë të këtij raporti, gjykata Lezhës vendosi shtrimin e tij në një spital psikiatrik.

31 vjecari, banues në Patok Kurbin, kishte bërë video duke i dhënë lëndë narkotike një fëmije të mitur dhe postuar në rrjetin social tik-tok, video e cila u publikua nga “JOQ Albania.

Ai është përballur me akuzat “Nxitja për përdorimin e drogës”, vepër penale që parashikon dënimin deri në 15-vite burgim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit