Plehra dhe gangsterë, emigranti tronditet nga jeta në Kamëz

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.09.2023, 14:44

Një emigrant nga Polonia ka zgjedhur të kalojë pushimet në vendin e tij të lindjes por ka mbetur i tronditur nga kushtet e tmerrshme të jetës. Në një denoncim për redaksinë tonë, ai shprehet se Shqipëria ka bërë hapa pas duke revoltën për sigurinë e qytetit, makinat që kalojnë me shpëtësi sketërrë dhe mbeturinat që i gjen në cdo cep të Kamzës.

I indinjuar, ai ka pastruar vetë zonën përreth pallatit. Po ashtu, atij i kanë bërë përshputje të jashtëzakonshme kushtet e vështira të të moshuarve, mungesa e hapësirave të dedikuar për ta dhe numri i madh i kafshëve endacake.

"Jam emigrant në Poloni. Isha dy javë me pushime në Shqipëri. Jetoj në Kamzë. U tmerrova. Siç i shikoni pamjet, kishte disa problematika. Mbeturinat tmerr. U detyrova të bëja pune vullnetare, të paktën rreth pallatit tim. Kafshët rrugëve që rrinin dhe ushqeheshin rreth mbeturinave. Kur rrezikonin edhe jetën e banorëve. Argëtimi i vetëm i të moshuarve është luajtja me dominë, as stola, asgjë. Zhurma e fishekzjarreve në mes të natës. Xhirimi i gomave të makinave nga gangsterët. Shpejtësi marramendese në mes të qytetit. Rendi dhe qetësia nuk ekzistonin. Shkova edhe në komisariat .Shkova edhe në bashki për tu ankuar tek kryetari. Më priten dhe me përcollen ca kukulla, vetëm kaq", shkruan ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit