Qytetarët denoncojnë betonieret në Tiranë: Në rrugë ka pluhur, burim aksidenti

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.09.2023, 10:30

Betonierët kanë pushtuar të gjithë rrugët e Tiranës dhe po shkaktojnë krim mjedisor. Themi këtë pasi denoncimet e qytetarëve bëjnë me dije se betonierët po derdhin beton edhe në rrugë. Dy raste janë dokumentuar nga ditën e sotme nga dy qytetarë. Sipas denoncuesve një betoniere ka hedhur beton në rrugët e kryeqytetit.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si betoni është hedhur në rrugë, duke ndotur ambientin dhe duke krijuar vështirësi në rrugë. Ende nuk dihet se cilës kompani i përket betoniera që derdh beton rrugës, por ka shkaktuar pengesë për qarkullimin e mjeteve pasi betoni mund të bëhet aksidenti.

Qytetari 1:

Paguaj taxa per te marr kete sherbim. Shikoni si u zgjuam sot. Ne kryeqytet.

Qytetari 2:

Gjèsi betoniere te oxhaku ka derdh te gjithe betonin ne rruge eshte pluhur dhe burim aksidenti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit