Pas pamjeve në JOQ, shoferi i kamionçinës në Këlcyrë gjobitet me 21000 lekë, i tërhiqet patenta

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.09.2023, 23:43

Ditën e djeshme, JOQ ALBANIA denoncoi me pamje një kamionçinë në Këlcyrë e cila transportonte disa materiale në mënyrë të pasigurt duke kryer manovra të rrezikshme.

Duke marrë shkas nga ky denoncim, Policia ka identifikuar drejtuesin e automjetit që shfaqet në video, i kanë vendosur masën administrative 21 000 lekë të rinj, si dhe i kanë tërhequr lejen e drejtimit.

Njoftimi i Policisë Këlcyrë, Përmet

Kreu manovra me një automjet (kamionçinë) me ngarkesë të pasistemuar sipas kushteve të sigurisë, që përbënte rrezik për automjetet e tjera, ndëshkohet me masë administrative dhe i tërhiqet leja e drejtimit.

Policia Rrugore e Gjirokastës, pas publikimit të një videoje në portalin JOQ, në të cilën shfaqej një automjet kamionçinë me ngarkesë të pasistemuar, drejtuesi i të cilit kryente manovra, ka organizuar veprimet për identifikimin e drejtuesit të këtij automjeti dhe ndëshkimin e tij për shkeljet e kryera.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesin e automjetit që shfaqet në video, i kanë vendosur masën administrative 21 000 lekë të rinj, si dhe i kanë tërhequr lejen e drejtimit, bazuar në nenet 141, 162 dhe 124 të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Gjirokastrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit