Autoritetet greke arrestuar arrestuar 68-vjeçarin që mesditën e sotme vrau shqiptarin Brigen (Keli) Limka.
Edhe pse në vendin e ngjarjes 68-vjeçari iu drejtuar shqiptarit me fjalët: “Tani mbarova punë me ty”, kur është arrestuar ka ndryshuar mendim.
Ai është penduar dhe ka thënë se nuk donte që ngjarja të përfundonte kështu.
68-vjeçari, pas vrasjes së 39-vjeçarit në Pire, që tronditi gjithë Greqinë me brutalitetin e saj, shkoi në shtëpinë e tij, në një pallat aty pranë, ku u arrestua pak kohë më vonë. Armën pushkë me të cilën ka kryer krimin e ka pasur në mënyrë të paligjshme.
Kur ka mbërritur në Komisariat, ai u ka thënë punonjësve të policisë:
Kishim vite fërkime. Makinat i vendosnin në parking por edhe në trotuar. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu
Sado që ai nuk donte, atij i mjaftuan vetëm nëntë sekondta t'i merrte jetën 39-vjeçarit të parkingut, baba i tre fëmijëve. Mes tyre kishte pasur një debat, i cili sipas dëshmitarëve okularë ishte një fenomen thuajse i përditshëm, pasi 68-vjeçari debatonte jo vetëm me viktimën, por edhe me fqinjët e tjerë.