Banorët te Sheshi Wilson: Po na neveritet rruga, heqin plehrat dhe nuk e dezinfektojnë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.09.2023, 21:35

Një denoncim për ndotjen e madhe të Tiranës dhe papastërtisë në çdo cep të saj ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Disa banorë pranë Sheshit Wilson, në Tiranë i janë drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar rrugët e papastruara dhe të padezinfektuara pas heqjes së plehrave nga koshat.

Ata thonë se janë të neveritur nga rrugica pasi nuk kalojnë dot nga era e rëndë e mbeturinave që janë hedhur në tokë si dhe mbetjeve nga një dyqan peshku.

Banorët thonë se punët e bashkisë janë vetëm për t’u dukur, pasi ky problem është për të gjithë jo vetëm për lagjen e tyre.

Denoncimi i banorëve:

Pershendetje JOQ. Jemi disa banore pas Postes 8, Sheshi Wilson, Tirane. Pasi shkunden kazanet e pleherave gjendja lihet e tille, e pa dizifektuar dhe e papastruar. Nje mundesi shume e madhe perhapje infeksioni, nuk kalon dot nga era e rende e mbeturinave qe jane hedhur ne toke si dhe mbetjet e nje dyqani peshku. Na neveritet rrugica. Pastrimi ska vetem per detyr me zbras koshat po edhe te pastroje e dizifektoje sidomos vendet ku jane kazanet e plehrave. Pune vetem per tu dukur bejne, shpresojme te na degjohet fjala pasi ky eshte problem per te gjithe jo vetem per lagjen tone! Faleminderit nese e publikon

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit