Mediat greke kanë publikuar pamjet e vrasjes së shqiptarit Brigen (Keli) Limka mesditën e sotme në Greqi.
39-vjeçari shqiptar u vra nga një i moshuar grek për vendin e parkimit.
Para ngjarjes së rëndë, mes tyre ka patur një debat, i cili sipas dëshmitarëve okularë ishte një ngjarje thuajse e përditshme, pasi 68-vjeçari debatonte jo vetëm me viktimën, por edhe me fqinjët e tjerë.
Pas sherrit verbal, 68-vjeçari është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën dhe ka zbritur në rrugë. 39-vjeçari nuk e ka parë teksa fshihej pas një makine të parkuar. Autori ka dalë para viktimës në dy metra dhe e ka qëlluar në fytyrë.
Atij i janë dashur vetëm 9 sekonda për të ekzekutuar shqiptarin, baba i tre fëmijëve. Ai ka thirrur fëmijët e tij dhe ka kërkuar ndihmë në momentet e fundit të jetës, por ka humbur jetën për shkak të gjakderdhjes.