Asani ‘çmend’ Evropën, goli i tij më i bukuri i raundit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.09.2023, 18:14

Goli i Jasir Asanit në ndeshjen Shqipëri-Poloni është shpallur goli i raundit nga UEFA.

Perla e shqiptarit nga një distancë prej 30 metrash, është cilësuar goli më i mirë i këtij raundi të ndeshjeve kualifikuese të Europianit 2024.

Edhe pse shqiptari ishte në garë përballë João Félix, Trossard dhe Samorodov, goli i tij ishte më i bukuri.

Rikujtojmë se në ndeshjen e 11 Shtatorit, Shqipëria fitoi ndaj Polonisë me rezultatin 2-0 me golat e Asanit dhe Dakut.

Më 12 Tetor, Shqipëria luan përballë Çekisë në stadiumin “Air Albania”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit