Pasi flakët pushtuan një pallat në zemër të Tiranës, një tjetër zjarr i fuqishëm ka rënë në Institutin Bujqësor duke alarmuar banort.
Flakët kanë djegur gjithçka në tokat e institutit, duke u përhapur në zonë dhe duke rrezikuar dyqanet aty pranë. Zjarrfikësit sipas dëshmive të banorëve për redaksinë tonë mbërritën brenda pak minutash duke u munduar të vënë zjarrin nën kontroll.
Ata kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit me vështirësi përpara se të përfshinte ndërtesat aty pranë.
Banorët thonë në dëshmitë e tyre se zjarroi është përhapour brenda pak minutash duke shkaktuar shtëllynga të mëdha tymi në zonë.
Dyshohet se zjarri nuk është vendosur qëllimisht, por duhet të presim zbardhjen e plotë të ngjarjes.