Policia publikon foton e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë nga qytetarët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.09.2023, 19:17

Policia e Kosovës ka bërë publike një kërkesë për bashkëpunim rreth identifikimit të një personi të dyshuar.

Me autorizim të Prokurorisë që po merret me rastin, Policia e Kosova ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që të ofrojnë informata të cilat do të ndihmonin në identifikimin e një personi që dyshohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur në Podujevë më 11 shtator të këtij viti.

Postimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim për identifikimin e personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit të dyshuar.

I dyshuari, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11.09.2023, në Podujevë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit