Keli Limka është shqiptari që u vra mesditën e sotme në Greqi për një vend parkimi. Një i afërm i tij ka shkruar për JOQ ALBANIA dhe ka identifikuar viktimën.
Shqiptari u vra nga një i moshuar grek për vendin e parkimit Ai është babai i tre fëmijëve dhe sipas policisë ka gjetur vdekjen në vend.
Shumë kalimtarë janë shokuar nga kro vrasje, pasi trupi i shqiptarit qëndroi për disa orë i mbuluar me gjak në rrugë. Shqiptari kishte vite që jetonte në Greqi. Ai punonte prej disa kohësh në atë parking.
“Ata patën një debat. Autori u ngjit në shtëpinë e tij, mori pushkën. Kur e vrau tha "tani mbarova me ty" dhe më pas po rrinte. Ai priti me këmishën hapur që të arrestohej. Ai ishte një njeri i çuditshëm. Dy vjet më parë ai pati një aksident me makinë. Nuk kishte makinë por nuk i pëlqenin parkingjet, i konsideronte të paligjshme”, tregon një dëshmitare.