Kovaçev: Nuk e kuptoj pse opozita maqedonase nuk dëshiron përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.09.2023, 13:47

Është vërtet e pakuptueshme për mua se cila është pamundësia apo mosgatishmëria e Maqedonisë së Veriut, dhe veçanërisht e opozitës atje, për të përfshirë bullgarët në Kushtetutën e saj, tha eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev në një intervistë për “Dnevnik” të Sofjes.

Sipas tij, edhe Bashkimi Evropian edhe SHBA-ja kanë bërë gjithçka për të mbështetur integrimin e Maqedonisë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim.

“Nga ana jonë ka gjeste të vullnetit të mirë që edhe ata të fillojnë rrugën e integrimeve evropiane dhe të kapërcejnë nostalgjinë dhe inercinë nga koha e Jugosllavisë së Titës”, tha Kovaçev.

Një eurodeputet gjithashtu theksoi se nuk ka asnjë mënyrë që të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor të mund të hyjnë në BE në të njëjtën kohë.

“Të gjithë mendojmë se më lehtë do të jetë të integrohet Mali i Zi në Bashkimin Evropian, nëdrsa këtu janë edhe bisedimet me Shqipërinë. Shpresoj se nëse ka vullnet politik në Shkup për ndryshime, edhe ato do të fillojnë bisedimet”, tha Kovaçev.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit