51-vjeçari nga Lezha, Petrit Ndoji është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës. Para 3 ditësh, personi në fjalë u kap me 4 mina me telekomandë.
Ndoji akuzohet për “mbajtje pa leje dhe për prodhim i armëve shpërthyese dhe municioneve”.
Lezhiani u kap në Vlorë me 4 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4, të programuara për shpërthim në distancë.
Armët shpërthyese dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.
51-vjeçari ka thënë para gjyqtares dhe prokurorit se i kishin ngritur kurth persona të njohur pasi nuk e dinte se në çantë kishte mina.