Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tezze sul Brenta, në Itali.
Mësohet se atje ka humbur jetën një 38-vjeçar shqiptar ende i paidentifikuar për mediat.
Mediat italiane raportojnë se 38-vjeçari po udhëtonte me skuterin e tij dhe është përplasur me një makinë që i vinte përballë.
Pas kësaj goditjeje një mjet tjetër e ka përplasur sërish, duke mos e shmangur dot shqiptarin, i cili ndërroi jetë në vend.