Ka përfunduar në spital një 41-vjeçar në Babrru. Ai është dhunuar nga disa persona. 41-vjeçari me iniciale Sh.H është goditur me grushte nga disa persona, të cilët kanë arritur që të largohen. 41-vjeçari është plagosur dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 15.09.2023, rreth orës 06:50, në Babrru, shtetas ende të pa identifikuar, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin Sh. H., 41 vjeç, dhe më pas janë larguar.
Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.