Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim. Ai shkruan se te Komuna e Parisit, në rrugën "Hiqmet Delvina" Po kryhen punime për projektin e pedonales.
Sipas qytetarit zhvillimi është gjë e mirë, por mjetet e firmës që po punojnë për projektin në fjalë, punojnë edhe pas mesnate duke shqetësuar me zhurmë banorët e zonës.
Si të mos mjaftonte zhurma dhe stresi që u shkakton ajo, sipas qytetarit banorët në zonë po mbyten edhe nga ndotja mjedisore që është në masë të madhe për shkak të punimeve.
Qytetari:
Si jeni? Me falni por a eshte normale qe ne oren 2 e 31 te mengjesin ndotja akustike dhe ajo mjedisore te jene te pranishme ne kete orar ku qytetaret jane duke fjetur? Komuna e parisit prane lokal Oslos tek Qendra e Realizimit te Artit, Rruga Hiqmet Delvina. Ne kete lagje, rruga do te rregullohet pasi eshte projektuar nje pedonale. Kjo eshte gje e mire por te behen punime ne orat e para te mengjesit nuk eshte e drejte sepse ka zhurme dhe ndotje mjefisore te madhe. Faleminderit!