Zbulohet diamanti i rrallë: Kombinim unik i masës, formës dhe ngjyrës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.09.2023, 08:31

Në minierën Mayat, në Rusi është zbuluar një diamanti rrallë i cili ende nuk është prerë dhe ka një peshë prej 390.7 karatësh dhe një formë krejtësisht jo standarde dhe rrethohet nga një aureolë e verdhë-kafe.

Mediat ruse shkruajnë se ai nuk është diamanti më i madh në botë, por sigurisht diamanti më i madh me cilësi gjeologjike i nxjerrë në Rusi që nga viti 2013. Ai mund të vendoset në vendin e katërt në renditjen botërore.

Vendi i parë për diamantin më të madh, mbahet nga diamanti Jubileu i Artë, me peshë 545,67 karat dhe aktualisht në zotërim të Kurorës Thai, ndërsa i dyti, Cullinan I, shkëlqen në skeptrin e mbretit Charles III të Anglisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit