Flakët shkrumbuan pallatin ku jeton, banori: Sot do fle jashtë te stoli

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.09.2023, 23:09

Një pallat 10-katësh u përfshi nga flakët mesditën e sotme në rrugën “Sali Butka” në Tiranë.

Flakët u përhapën me shpejtësi duke shkrumbuar plotësisht katet e fundit të pallatit, ndërsa dëmet janë të mëdha edhe për apartamentet e kateve të tjera.

Një banor i këtij pallati duke folur për mediat tha se ai ka qenë i pari që ka parë zjarrin dhe ka dalë menjëherë jashtë.

Ai thotë se sonte do flejë jashtë në stol pasi policia nuk i lejon të futen në apartamentet e tyre.

S’e dimë ende sa dëme kemi nuk na lënë të futemi. Unë isha brenda kur mori flakë apartamenti. Filloi nga kati sipër isha i pari që kam dalë dhe pashë zjarrin. Zjarrfikësja ka ardhur menjëherë por zjarri u përhap shumë shpejt. Policia ndërhyri menjëherë për të nxjerrë banorët sepse as ata nuk e prisnin të bëhej kështu. Zjarri u përhap menjëherë. Unë banoj në katin e 5. Sonte do të fle te stoli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit