Vdes 58-vjeçari në Suharekë, e zuri traktori me dru

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.09.2023, 09:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Studenqan të Suharekës. Një burrë 58-vjeçar ka vdekur, pasi e zuri traktori me dru, në malet e këtij fshati.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi.

“Ju informojmë se rreth orës 20:13 policia ka pranuar informatën se një qytetar nga fshati Studenqan ka shkuar me “golldon” për të prere dru në malet e fshatit Studenqan të Suharekës dhe deri atëherë nuk ishte kthyer në shtëpi .

Familjaret e kanë kërkuar por nuk e kanë gjet, ankuesi ka pritur patrullën e policisë të Stacionit Policor Suharekë dhe së bashku kanë shkuar në kërkim të qytetarit, është informuar Emergjenca gjithashtu. Rreth orës 20:46 personi është gjetur nën trupa te drunjve.

Dyshohet se “golldoni”(traktor i vogël) ishte rrokullisur dhe drurët e kane zëne viktimën. Sipas mjekut te Emergjencës, viktima K. B.-58 vjeçar nga fshati Studenqan –Suharekë është pa shenja jete. Policia ka dal në vendngjarje dhe është duke u marr me rastin”, tha Bytyqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit