‘Trafiku Urban’ nis qarkullimin në linjën Prishtinë-Kishnicë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.09.2023, 21:27

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka nënshkruar vendimin për fillimin e qarkullimit të autobusit të Trafikut Urban në linjën Prishtinë-Kishnicë.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi publik, ku thuhet se kjo linjë bazohet në Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Prishtinës dhe Graçanicës.

“Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama ka nënshkruar vendimin për fillimin e qarkullimit të autobusëve të Trafikut Urban në linjën Prishtinë – Kishnicë.

Kjo linjë bazohet në Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Komunës së Prishtinës dhe asaj të Graçanicës me datë 01.02.2023”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit