Të martën, Kosova u përball me Rumaninë në fushën e tyre për ndeshjet kualifikuese të Euro2024.
Por ndeshja u ndërpre për 45 minuta pas thirrjeve raciste ndaj lojtarëve të Kosovës dhe një banderole me shkrimin: Kosova është Serbi.
Pavarësisht këtyre thirrjeve raciste dhe hetimeve që UEFA ka hapur, serbët janë më të lumturit dhe e shprehën publikisht mirënjohjen për vëllezërit nga Rumania.
Tifozët e Partizanit të Beogradit shfrytëzuan një ndeshje basketbolli për të falenderuar rumunët.
Në një banderolë të tyre shkruhej:
Faleminderit vëllezërve rumunë.