Ministri Lloga në burgun e Idrizovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.09.2023, 15:14

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga së bashku me kryetarin e Komisionit Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Halil Snopçe, anëtaren e komisionit Dragica Gjavoçanova, Drejtorin e DES, Jovica Stojanoviç, Drejtorin e INK “Idrizovë”, Zoran Jovanovski dhe Zëvendësdrejtorin Femi Jonuzi, kryen këqyrje dhe nga afër u njohën me situatën, kushtet në burg, biseduan drejtpërdrejt me të burgosurit dhe u informuan për problemet me të cilat po ballafaqohen.

Kushtet e mjerueshme, katastrofale dhe jashtë standardeve për vuajtjen e dënimeve me burg, mbipopullimi, të burgosurit që flenë në dysheme, pa kujdes të duhur shëndetësor, pa kushte sanitare të përshtatshme, shtretër të thyer, mure të mykura.

Këto kushte dëshmojnë se përse na duhet urgjentisht një Ligj për amnisti, me të cilin të paktën do të lehtësohen kapacitetet.

Bëhet fjalë për njerëz. Edhe përkundër veprave të kryera ata janë njerëz dhe meritojnë dinjitet. Në vend të risocializimit dhe rikthimit në jetë normale, me këtë trajtim gjendja e tyre mund të përkeqësohet edhe më shumë.

Apelojmë që kjo situatë të mos keqpërdoret për qëllime politike, ndërsa deputetët të tregojnë humanizëm dhe të mbështesin Ligjin për Amnisti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit