Dy basketbollistët e Kosovës rrahen fort në stërvitje, bëhen për spital

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.09.2023, 13:59

Stërvitja e djeshme e KB Vëllaznimit solli të papritura.

Dy basketbollistë të këtij ekipi janë përfshirë në një mosmarrëveshje që ka përfunduar me rrahje fizike.

Bëhet fjalë për Jon Ukajn dhe Burim Zekiqin.

Njëri nga basketbollistët ka pranuar edhe tretman mjekësor, si pasojë e konfliktit.

Pas ekzaminimit mjekësor, viktima ka rezultuar të ketë pësuar frakturë në hundë.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit