Pas Mitrovicës së Veriut, Leposaviqi voton t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.09.2023, 11:57

Në Kuvendin Komunal të Leposaviqit është votuar që kjo komunë t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Alban Uka.

“Në këto momente në Kuvendin Komunal të Leposaviqit përmes votimit pa asnjë kundërshtim u votua që Komuna e Leposaviqit t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës! Na priftë e mbara!”, ka shkruar ai. Kujtojmë se AKK’së javë më parë i është bashkuar edhe Mitrovica e Veriut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit