Në Rozhajë sot është promovuar një shkollë shqipe, e vetmja e këtij lloji.
Kështu ka njoftuar Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Hapja e kësaj shkolle, ku mësimet do të zhvillohen në shqip, sipas Abazoviqit, promovon gjithëpërfshirjen.
“Vazhdojmë të investojmë në arsim në të gjithë vendin – një shkollë e re është hapur në Rozhaje! Sot është hapur një shkollë e re fillore në Dacaj të Rozhajës.
Është e vetmja shkollë në Rozhaje ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Ecim përpara, duke promovuar gjithëpërfshirjen”, ka shkruar ai në Facebook.
“Jemi në rrugën e drejtë”, shkruan tutje ai, teksa ka bashkangjitur edhe një flamur të BE-së duke sugjeruar se Mali i Zi po punon drejt anëtarësimit.
Punimet kapin vlerën e rreth 250,000 eurove, kurse në shkollë vijojnë mësimet 23 nxënës.