Portieri i Kombëtares arrin rekord personal kundër Sampdorias, Kastrati: Nuk e kisha imagjinuar kurrë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.09.2023, 15:20

Elhan Kastrati, portieri që ishte së fundmi në grumbullim me Kombëtaren shqiptare, është rikthyer në skuadrën e tij dhe ka nisur përgatitjet për ndeshjen e kampionatit. Ai vazhdon të jetë një protagonist me skuadrën e Çitadelas në kampionatin italian dhe sfida e radhës është me Sampdorian.

Kastrati ka do shkojë në shifrën e 100 ndeshjeve me fanellën e Çitadelas dhe kjo është hera e parë në karrierën e tij, që do të arrijë këtë shifër me një skuadër.

100 paraqitjet me fanellën e Çitadelas?

"Jam krenar dhe shumë i lumtur që kam arritur këtë moment historik, i pari që kam arritur me një klub, do të thotë që Çitadela më ka ofruar mundësinë për të treguar aftësitë e mia në një turne të rëndësishëm. Tre vjet më parë kur erdha nga Trapani nuk do ta imagjinoja kurrë të arrija në 100 paraqitje, ndër të tjera nuk isha i sigurt as për vendin, të cilin dalëngadalë e fitova në sytë e trajnerit”, shprehet Kastrati për mediat italiane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit