Shqipëria miliona të ardhura, sa vlen kualifikimi në EURO 2024!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.09.2023, 15:12

Shqipëria ka një mundësi të artë për të ardhura marramendëse, nëse do të kualifikohej në Euro 2024.

Gara kualifikuese për kampionatin europian nuk ka vetëm një betejë për pjesëmarrjen apo për titullin prestigjioz, por edhe për një shumë të madhe parash në rast kualifikimi dhe ecurie pozitive në grupe dhe më tej.

Për çdo ekip pjesëmarrës në grupe do ndahen 9.25 milionë euro ndërkohë që 1.5 milionë euro do ndahen për çdo fitore në grup dhe 750 mijë euro për një barazim.

Po ashtu, 2 milionë euro do ndajen për kombëtaren, nëse kalon në raundin e 1/16 dhe 3.25 milionë euro për kombëtare që arrin në çerekfinale.

Gjysmëfinalistët do shpërblehen me 5 milionë euro dhe 7 milionë euro për finalistin që humbet.

Ndërkohë, fituesi i ‘Euro 2024’ do shpërblehet me 10 milionë euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit