Rruga që rrezikon jetën e fëmijëve në Bulqizë, u la përgjysmë pas fushate

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.09.2023, 14:29

Para nisjes së fushatës partia socialiste premtoi ndërtimin e një sërë rrugëve që janë kthyer prej më shumë se dy dekadash ne mankth për qytetarët. Por premtimet duket se janë harruar pas votimeve duke i lënë qytetarët me të njëjtat probleme si më parë.

Në Fushë-Bulqizë një rrugë vazhdon të rrezikojë cdo ditë jetën e fëmijëve që shkojnë në shkollë dhe qytetarëve të tjerë, të cilët kërkojnë prej viesh rregullimin e saj. Në një denoncim që ka mbërritur në redaksinë tonë, një qytetar shprehet se kjo rrugë që shihni në foto u nis të rregullohej para votimeve të 14 majit dhe pas fitores punimet ndaluan.

"Shikojeni këtë rrugë e cila rrezikon jetën e banorëve, si dhe femijëve në shkollaE nisën para fushate për ta rregulluar dhe tani e kanë lënë në harresë’, thotë denoncuesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit