Ish-komandanti Remi reagon pas arrestimit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.09.2023, 08:34

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi, ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të urdhëruar nga Dhomat e Specializuara.

Remi thotë se i është kërkuar telefoni për kontroll, të cilin me qetësi e ka dorëzuar në zyret e EULEX-it.

Ai shtoi se personeli i Gjykatës Speciale është sjellur me respekt karshi tij, teksa Remi tani gjendet në shtëpinë e tij.

Ky është reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë dhe bashkëluftarë,

Sonte rreth orës 20:00 para shtëpisë time më janë prezentuar hetuesit e Gjykatës Speciale të Kosovës me një urdhër nga prokuroria e Gjykatës Speciale për kontroll të telefonit. Gojarisht më shpjeguan se duhet të bëjmë një bisedë zyrtare në zyre të Eulexit.

Personeli nga Gjykata Speciale janë sjellur me respekt. Në zyre të Eulexit më është sekuestruar telefoni im dhe posa është bërë kjo kontrollë pa asnjë interesim shtesë nga ana e tyre, ka përfunduar biseda dhe tani gjendem në shtëpi.

Ju faleminderit për interesimin tuaj .

Nderime!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit