Pezullohet ndeshja Rumani-Kosovë, shfaqet baneri: Kosova është Serbi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.09.2023, 21:18

Në orën 20:45, ka startuar ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës e vlefshme për kualifikueset e Euro2024.

Por në minutën e 22-të, ndeshja është pezulluar pasi në tribuna është shfaqur një baner me shkrimin: Kosova është Serbi.

Përveç thirrjeve raciste, huliganët kanë hedhur edhe mjete piroteknike në stadium.

Kaq ka mjaftuar që gjyqtari të pezullojë ndeshjen, ndërsa nuk dihet se çfarë do ndodhë në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit