Përsëri rritje të çmimeve të derivateve, mësojeni sa kushton një litër naftë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.09.2023, 17:54

Tashmë sërish janë rritur çmimet e derivateve në Kosovë. Gjatë ditës së sotme një litarë naftë është tregtuar deri 1.52 euro.

Ndërkaq, vendimi i fundit i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës duket se nuk ka ndikuar fare për uljen e çmimeve.

Lidhur me këtë Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka treguar se këto ditë ka ngritje të çmimeve për karburantet.

Sipas Berjanit, çmimet e karburanteve janë përafërsisht këto: dizel 1.44 deri në 1.52 euro për një litër, benzina 1.44 deri 1.51 euro.

“Në këtë javë që shkoi kemi pas rritje të çmimit të derivateve në berëz dhe reduktim të prodhimit nga organizata prodhuese OPEC. Dhe kështu kemi pas një rritje të lehtë të çmimeve edhe në Kosovë”, theksoi ai.

Ai thekson se çmimi i derivateve për standardin e qytetarëve në Kosovës është i lartë.Sipas tij, çmimi real për qytetarët tonë kishte me qenë 1 euro për një litër naftë.

“Kjo nuk varet nga ne po as nga qeveria, çmimin e percakton berza dhe organizata prodhuese OPEC”.Megjithatë, ai thotë se në Kosovë çmimet janë më të lira se në rajon.

Çmimet:

Shqipëri: Dizelli 1.93 euro, benzina 1.91 euro

Serbia: Dizeli 1.69 euro, benzina 1.76 euro

Mali i Zi: Dizeli 1.59 euro, benzina 1.63 euro

Bosna dhe Hercegovina: Dizeli 1.50, benzina 1.49 euro

Kroaci: Dizeli 1.59, benzina 1.60 euro

Slloveni: Dizeli 1.66, benzina 1.65 euro

Maqedonia Veriore: Dizeli 1.35 euro, benzina 1.42 euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit